Gjithçka në dhomën e ish-diktatorit ka mbetur ashtu siç ka qenë edhe atëherë kur ai ishte në jetë.
Në një udhëtim në rezidencat e personaliteteve të politikës shqiptare, emisioni “Opinion” ka hyrë brenda vilës së ish-diktatorit e madje edhe në dhomën e tij, ku dikur ka qenë e ndaluar të hyej.
Në atë dhomë nuk hynte as personeli i vilës, por vetëm Hoxha dhe mjekët e tij. Është ende në atë dhomë edhe shtrati ku ish-diktatorir ndërrroi jetë në Prill të vitit 1985.
Dhoma e tij e gjumit kishte hyrje ose nga biblioteka ose nga holli ndërsa në vilën me shumë kthesa binte në sy edhe banja luksoze për kohën.