Kryeministri Boris Johnson tha se nuk kishte “zgjidhje tjetër” përveçse të fus Anglinë në një bllokim të tretë kombëtar, pasi shifrat e reja treguan se 1 në 50 njerëz u prek nga koronavirusi javën e kaluar.
Duke folur nga Downing Street dje ai tha se, deri më tani, më shumë se 1.3 milion njerëz kanë marrë vaksina Covid-19, në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
Johnson tha se kishte një “perspektivë” që masat të mund të lehtësoheshin në mes të shkurtit pasi të ishte vaksinuar një “pjesë e konsiderueshme e grupeve më të prekshme”.
Komentet e tij erdhën ndërsa Britania e Madhe regjistroi gati 61,000 raste të reja Covid brenda natës ndërsa numri i të vdekurve u rrit me 830.