Duke filluar nga dita e nesërme, 9 shkurt, për dy javët në vazhdim shkollat në disa zona të Divjakës do të vazhojë mësimin onlinë për shkak të rasteve aktive që janë rritur ndjeshëm në këtë zonë.
Lajmin e ka bërë të ditur zv/kryeministri Erion Braçe i cili përmes një postimi në rrjetet sociale bënë me dije se gjatë orëve të fundit numri it ë infektuarve është rritur ndjeshëm.
Braçe i bënë thirrje qytetarëve që të ndalojnë me vizitat për ngushëllime te të njohurit pasi në këtë mënyrë janë dukë infektuar njerëz. Më tej Braçe bënë me dije se për shkak të rritjes së infektimeve mësimi do të kalojë onlinë për këto fshatra: Cerme te Siperme, Cerme Sektor, Mize, Kemishtaj
“Mirëmbrëma! Banore të Divjakës, Tërbufit, Grabianit, Gradishtes, Remasit; Situata e të sëmureve me koronavirus vijon te jetë e rëndë!
Dita tani u mbyll me 174 të semurë aktivë! Janë nga Këmishtaj, Mertish, Gradishte, Mize, Cerme e Sipërme, Çermë sektor, Divjakë qytet. Nga hetimi epidemiologjik rezulton se të infektuarit, kanë marrë virusin në:
Ceremonitë mortore në shtëpi ku kanë shkuar për ngushëllim;
Ne shtëpitë e të sëmurëve me virus ku ka shkuar për qoke sëmundjeje si komshi, kushëri, krushqi.
Kjo është çmenduri! Do ju lutesha shumë; Jepini fund ketyre zakoneve! Po infektoheni vetë, po infektoni familjarët tuaj, me të moshuarve po i merrni jetën!
Boll me me vizita nëpër shtepite e njeri tjetrit ku ti apo ai, jeni te infektuar! Mos shhkoni, infektoheni dhe infektoni te tjere njerez! Boll me me vizita ngushellimi neper shtepite e njeri tjetrit kur jeni te infektuar apo ku ka te infektuar! Mos shkoni, rezikoni te shtoni dhimbjen duke infektuar e vrare te tjere njerez te aferm.
Nderkohe nga neser; Shkollat ne Cerme te Siperme, Cerme Sektor, Mize, Kemishtaj kalojne ne mesim online per dy jave rresht! Policia do ushtroj kontroll ne cdo lokal per te garantuar rregullat e distances fizike e ku rregullat shkelen lokali do mbyllet; Të zotët e lokalit janë të detyruar të garantojnë rregullat!”, shkruan Braçe