Policia ka dhënë informacion zyrtar për bllokimin e alpinistëve në malin e Murganës. Sipas Policisë, asnjë prej alpinistëve nuk ka rrezik për jetën teksa ata po transportohen në fshatin Sotirë.
Nga ana tjetër 17-vjeçari i cili rrëshqiti, ka dëmtuar këmbën.
Policia u njoftua nga një telefonatë dhe menjëherë u vendos në lëvizje së bashku me forcat Shqiponja të DVP Gjirokastër, shërbimet e Postës së Policisë Dropull dhe Forcat e Ushtrisë.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Gjirokastër/ Informacion Paraprk
Në sallën e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër ka ardhur një telefonatë se disa alpinistë ndodhen në malin Morgan, mbi fshatin Sotirë dhe kanë nevojë për ndihmë pasi shtetasi E. K., rreth 17 vjeç është rrëzuar dhe ka dëmtuar këmbën.
Menjëherë pas njoftimit janë nisur për në malin Morgan, forcat Shqiponja të DVP Gjirokastër, shërbimet e Postës së Policisë Dropull dhe Forcat e Ushtrisë për tiu ardhur në ndihmë këtyre shtetasve.
Aktualisht këta shtetas po ndihmohen nga shërbimet e policisë, ku po transportohen me mjetet e policisë drejtë fshatit Sotirë dhe asnjë prej tyre nuk ka rrezik për jetën.news 24