Biznesi/ Basha “bllokon” kompanitë “off-shore”: Larg tenderave! Do të krijojmë treg me konkurrencë të lirë

Në prezantimin e planit për biznesin kryedemokrati Basha u zotua të krijojë një mjedis favorizues për mbështetjen e çdo biznesi duke eliminuar koston e korrupsionit dhe duke krijuar një sistem të thjeshtë taksash me një nivel, ku në qendër është individi dhe familja.

Kryedemokrati shtoi se nuk do të ketë asnjë kontroll tatimor për biznesin e vogël që demonstron pullën fiskale dhe asnjë zyrtar shteti ne dyer te bizneseve. Po ashtu ai tha se nuk do të lejojë asnjë operator off-shore në tendera, gara dhe koncesione.

“Me një institucion të besueshëm ndërkombëtar do të kalohet në lupë çdo koncesion dhe PPP i dhënë duke përfshirë në një hetim të imtësishëm çdo kontratë të dhënë këto vite. Nuk do të ketë asnjë gare publike me një operator me qëllim që të rrisim konkurrencën në treg”,– tha Basha.

Kryedemokrati tha ndër të tjera se nëse vjen në pushtet, nuk do të lejojë asnjë kontratë të re publike për ato kompani që nuk kanë përfunduar 70% të punës në kontratat ekzistuese, me qëllim të zgjerojmë numrin e kompanive dhe të rrisim konkurrencën.

Ai madje u angazhua edhe në ngritjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, e cila tha se do të koordinoje përpjekjet për të luftuar korrupsionin në çdo qelizë, duke përgatitur dhe dosjet korruptive.

PIKAT E PLOTA TË PROGRAMIT

Së dyti, beteja për një treg të lirë.

– Angazhohem të krijoj mjedisin më favorizues për mbështetjen e biznesin duke eleminuar koston e korrupsionit dhe duke krijuar një sistem të thjeshtë taksash me një nivel. Kjo do të jetë baza për një sistem të drejtë, të thjesht ku në qendër është invalidi dhe familja dhe shteti ka një rol dytësor.

– Asnjë kontroll tatimor për biznesin e vogël që demonstron pullën fiskale dhe asnjë zyrtar shteti ne dyer te bizneseve.

– Nuk do te lejoj asnjë operator off-shore në tendera, gara dhe koncesione. Duke nisur një betejë për të luftuar jo thjesht korrupsionin përmes këtyre praktikave por edhe luftën ndaj monopolit dhe kontratave abuzive që janë dhënë përmes këtyre skemave.

– Me një institucion të besueshëm ndërkombëtar do të kalohet në lup çdo koncesion dhe PPP i dhënë duke përfshirë në një hetim të imtësishëm çdo kontratë të dhënë këto vite.

– Nuk do të ketë asnjë gare publike me një operator me qëllim që të rrisim konkurrencën ne treg.

– Asnjë kontrate te re publike për ato kompani qe nuk kanë përfunduar 70% të punës në kontratat ekzistuese, me qëllim të zgjerojmë numrin e kompanive dhe të rrisim konkurrencën.

Së treti, sistem anti-korrupsioni si vullnet politik

– Unë angazhohem në ngritjen e menjëhershme të Agjencisë Kundër Korrupsionit, e cila do të koordinoje përpjekjet tona për të luftuar korrupsionin në çdo qelizë, duke përgatitur dhe dosjet korruptive që do t’u dorëzuar përpara drejtësisë për ato subjekte që janë identifikuar në akte korruptive.

– Zbatimi i Ligjit Anti-mafia dhe parimeve të tij edhe për aferat korruptive duke zbatuar të njëjtat parime edhe për asetet që janë vendosur nga praktika korruptive.

– Vendosjen e detyrueshme të kontrollit për çdo kontrate publike koncesionare edhe nga Zyra e Auditit të Brendshëm përveç Kontrollit që ushtron institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Këto masa kërkojnë vullnet të hekurt, këto masa kërkojnë vullnet politik dhe unë e kam vendosur luftën ndaj korrupsionit në krye të agjendës time dhe angazhohem për të ngritur një sistem që vendos ne qendër individin dhe, familjen, qe ngre pagat dhe rrit pensionet, një sistem që motivon të drejtën, një sistem ku unë si Kryeminsitër nuk do të kem pushtet të pakufizuar, por do të ketë institucione dhe mekanizma që kontrollojnë dhe monitorojnë!

Dhe për të gjithë ata që pyesin ku do të gjenden paratë: paratë do të gjenden në buxhetin e shtetit, ku përmes këtyre masava çdo vit shqiptarëve do t’u kursehen kosto të tilla si ajo prej 7,2 miliard euro e korrupsionit në këto 8 vite. Do të eleminojmë çdo barriere për bizneset, do të krijojnë një treg me konkurrencë të lirë ku nuk ndërhyn shteti, ku barra e shtetit është e papërfillshme, ku parlamenti nuk do miratoje më ligje speciale për miq special të kryeministrit.
Të dashur bashkëqytetarët e mi,

Unë e di që ne mund ta zbatojmë këtë plan, ashtu siç mund të zbatojmë të gjitha planet që kam prezantuar deri tani.

E kemi vetë në dorë dh unë besoj tek fuqia jonë e përbashkët.

Besoj se së bashku mund të fitojmë dhe se do të fitojmë për të mirën e vendit tonë.

Më 25 prill Rama do të humbë dhe do të fitojë Shqipëria. Ne do të fillojmë menjëherë punën për të sjellë ndryshim e shpresë për të gjithë shqiptarët. tpz.al

Author: admin