Diplomatët grekë do të largohen nga Stambolli në orën 15:00. Pala greke shkoi të bisedonte, pas gati 5 vitesh, me temë diskutimi vetëm përcaktimin e zonave detare si EEZ, shelfi kontinental dhe ujërat territoriale
Takimi Greqi-Turqi i mbajtur ditën e sotme në Stamboll në lidhje me çështjen e detit ka përfunduar pas mbi 3 orësh bisedime.
Pala turke ndryshoi vendin e takimit nga hoteli Swisshotel në zyrën e presidentit Erdogan që ai përdor për takime të rëndësishme, një lëvizje interpretohet se Ankaraja i jep rëndësi të veçantë kësaj herë procesit, duke ditur mirë që pas Greqisë është BE, ndaj tregon dëshirë për negociata e zgjidhje.
Nga ana e saj Greqia ka ripërsëritur se merr pjesë në ciklin e 61 në Stamboll vetëm me një temë në agjende atë të përcaktimit të kufijve detare, por nga ana tjetër pritshmëria është përsëri thuajse zero.
Sipas ministrisë së Jashtme greke procesi në ciklin e 61 konsiston në kryerjen e diskutimeve joformale, jo-detyruese, pa asnjë procesverbal, pa asnjë palë e tretë dhe pa një orar specifik.
Qëllimi është një hetim i parë i pikave të konvergjencës për negociata të mundshme në të ardhmen për caktimin e zonës ekonomike ekskluzive dhe shelfin kontinental në Egje dhe Mesdheun Lindor, gjithmonë në bazë të Ligjit Ndërkombëtar.