Këngëtarja Besa Kokëdhima ka reaguar në rrjetet sociale për nismën e lidërve të Ballkanit Perëndimor për “minishengenin”.
Besa i kërkon falje shqiptarëve të Kosovës për pjesmarrjen e Shqipërisë në këtë nismë.
Gjithashtu ajo thotë se do bojkotojë çdo produkt që nuk është shqiptar.
Postimi i Kokëdhimës:
Nuk e di për ju, por unë do bojkotoj çdo produkt jo Shqiptar e jo Shqiptar të Kosovës, të Dardanisë.
Do shkoj në Dardani sikur 1000 trarë të vënë.
Do shkoj në Shkup e jo në Skopje, në Tetovë, Gostivar, në Mal të Zi e jo në Montenegro.
Të na falin shqiptarët e Kosovës për këtë lëndim.
Jemi NJË