Bes Kallaku: Doja të largohesha nga Shqipëria, ja ç’më tha një prift

Dy moderatorët e këtij spektali, Jona Spahiu dhe Bes Kallaku, kanë qenë të ftuar pasditen e sotme në “ABC e Pasdites”, ku kanë ndarë surprizat e reja që do të shfaqen për shikuesit.

Ndër të tjera, Besi ka pohuar se do të vazhdojë me personazhin e Gjinit, pasi pavarësisht viteve është gjithmonë aktual.

 

Më tej, të pyetur se kush vonohet më shumë në prova, dyshja kanë thënë pa hezitim Jona. Ndërsa kur bëhet fjalë se nëse një ditë kanë menduar se do të largohen nga Shqipëria, ata e kanë pranuar të dy se një ditë i ka shkuar në mendje.

“Është shumë trishtim se si dikush që ka një karrierë shumë të mirë e mendon largimin nga ky vend. Më ka thënë një prift një ditë: ‘Këtë vend e ka bekuar zoti, po se do robi”, përfundoi Besi.

 

Author: admin