Ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë i pranishëm ditën e nesërme në Berat.
‘Foltorja’ për PD do të zhvillohet në orën 17:00 në Pallatin e Kulturës në qytetin e Beratit. Berisha teksa ka ndarë këtë postim, fton të gjithë demokratët që të jenë pjesëmarrës, pasi vetëm të bashkuar do të fitojnë.
Postimi i plotë:
Neser diten e premte me daten 22 tetor ne ora 17:00 ne Pallatin e Kultures te qytetit te Beratit do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”.
Ftoj demokratet dhe demokratët e Qarkut te Beratit te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme! sb
Ky është takimi i nëntë që do mbajë Berisha në kuadër të lëvizjes që ka nisur pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike me vendim personal të kryedemokratit, Lulzim Basha.
Berisha u përjashtua më 9 shtator 2021 nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Basha dhe Berisha kanë hyrë tashmë në një përplasje me njëri-tjetrin ku ish-kryeministri e akuzon për shitje të interesave të PD, përfitime personale dhe bashkëpunim me Edi Ramën.
Vetë Berisha kërkon një referendum me 1500 firma për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD-së dhe për të anuluar vendimin e marrë nga kryedemokrati Basha.