Berisha: Kam takuar pesë presidentë të SHBA, përfshirë edhe Biden, u shpalla “non-grata” pa asnjë provë

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Ish-kryeministri Sali Berisha tha sot nga Kukësi se në vitet kur ai drejtonte PD-në dhe qeveriste, vendosi marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA-të.

Berisha tha se ka takuar pesë presidentë të SHBA-së, përfshirë edhe Joe Biden, kur ishte zv/president në administratën e Barack Obama.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

“Shpallja non grata”, tha Berisha u bë nga lobimi i George Soros, ndërsa shtoi se ndaj tij nuk ka asnjë provë apo fakt, prandaj edhe i është drejtuar Gjykatës së Parisit, ku ka ankimuar vendimin e Blinken.

“Foltorja jonë nuk synon kurrë as kundër partnerëve, as kundër miqve, nuk synon izolimin, nuk synon cenimin e miqësive. Ata që i bëjnë këto cilësime janë njerëz të vegjël, shpirtzinj, kjo parti dhe ky ish-kryetar i saj ka vendosur marrëdhëniet miqësore më të ngushta me SHBA-të, me vendet e BE. Kam nder dhe kënaqësi, kam takuar, kam pritur, apo jam pritur, nga 5 presidentë të SHBA, përfshirë Joe Biden kur ishte zv/president.

Problemin të cilin Basha e shfrytëzoi për një vendim me të cilin ai goditi, mendoi se mund të godasë për bvdekje pluralizimin, është një problem të cilin unë fillimisht e mbajta personal dhe në mënyrën më të civilizuar i drejtova gjykatës në Paris për shpifje ndaj Sali Berishës.

Tre gjëra dua t’ju them.

Kurrë ndonjëherë në hbistori nuk është shpallur non grata një njeri i cili ka 8 vite që është larguar nga roli i udhëheqjes.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Seti me Argan
Hej yje, linja e flokëve nga @kooswalla.al është një dashuri e vërtetë...
Shop Now

Së dyti, kurrë ndonjëherë në histori nuk është shpallur një njeri për të cilin nuk ka ekzistuar kurrë asnjë akuzë, asnjë proces gjyqësor brenda apo jashtë vendit siç është Sali Berisha.

Së treti, kurrë ndonjëherë nuk është shpallur non grata një njeri tre javë pasi forca e tij politike ka humbur zgjedhjet. Asnjëherë. Megjithatë, unë iu drejtova gjykatës, e mbajta çështje personale. Kurse kërkesën për të mos u futur në Parlament nuk mund ta pranoja kurrë. Askush më shumë në histori nuk ka bërë për sovranitetin e shqiptarëve se sa ëillson, Clinton dhe Bush.

Berisha shtoi se shpallja e tij non grata u bë se nuk pranoi copëtimin dhe ndryshimin e kufijve të Kosovës, e cila sipas tij ishte zhbërja e Republikës së Kosovës, ishte projekti i Serbisë së Madhe nga multimiliarderi Soros si dhe kritikoi minishengenin”.

Author: admin