Ka nisur këtë pasdite mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike për të zgjedhur drejtuesit e strukturave të reja të kësaj partie, por edhe grupit parlamentar.
Interes ka patur edhe mbërritja e ish kryeministrit Berisha, që pavarësisht se është shpallur non-grata nga SHBA, vijon aktivitetin e tij si deputet i zgjedhur i partisë.
Pak minuta përpara nisjes së mbledhjes, në shkallët e partisë është shfaqur Berisha, i cili ka qenë i shoqëruar nga Dasho Aliko, ish-kryetar i Komunës së Lazaratit, aktualisht drejtues i degës së PD-së Gjirokastër dhe deputeti Tritan Shehu.
E ndërsa diçka komunikon, Berisha dëgjohet t’i thotë Dasho Alikos “me kënaqësi, patjetër”. Lulzim Basha ndodhet përpara një vendimi shumë të vështirë, pasi në fund të muajit korrik ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim i kërkoi që të largonte Sali Berishën nga grupi parlamentar, pasi e shpalli “non grata”.