“Berisha dhe Meta duan të shpërbëjnë Reformën në Drejtësi”/ Basha i përgjigjet Ramës: Unë si kryeministër nuk do të marrë gjyqtarët në telefon dhe t’i kërcënoj për…

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, komentoi sot deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili është shprehur se pakti PD-LSI bëhet për llogari të Metës dhe Berishës, që duan të marrin pushtetin dhe të shpërbëjnë Reformën në Drejtësi.

Basha tha se Reforma në Drejtësi ka ngelur në vendnumëro për shkak të frikës së Edi Ramës nga drejtësia.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Kryedemokrati u zotua se pas 25 prillit nuk do të marrë në telefon gjyqtarët dhe t’i kërcënojë se do t’u presë këmbët kur godasin bandat.

“Reforma në drejtësi ka ngelur në vendnumëro për shkak të frikës së Edi Ramës nga drejtësia. Komenti im është që 25 prilli do të jetë dita kur shqiptarët do të votojnë për një kryeministër si unë i cili do t’i mbaj duart larg nga drejtësia. I cili nuk do të marrë gjyqtarët në telefon dhe t’i kërcënojë për ‘t’u prerë këmbët’ kur ata godasin krimin dhe bandat, dhe do t’u vë në dispozicion të gjitha institucionet e ekzekutivit duke filluar me Policin e Shtetit dhe çdo institucion tjetër.

Larg duart nga reforma në drejtësi, larg duart nga drejtësia, është një nga shtyllat e programit tim. Është një nga shtyllat e një shoqërie normale. Një problem që është 100-fishuar me Edi Ramën, është kapja e drejtësisë nga politika”, tha Basha.

Kujtojmë që një javë më parë, kryeministri Rama tha se ka një plan për ta lidhur “Bashën me zinxhirët e Monika Kryemadhit, për llogari të Metës dhe Berishës”.

“Është pjesë e planit për të lidhur Lulin me zinxhirin e Monikës, për llogari të Ilirit dhe Saliu dhe pastaj ose për të marrë pushtetin dhe për të shpërbërë reformën në drejtësi ose kokën e Lulit, a ka më thjeshtë se kaq dhe është shumë e qartë pse e duan Lulin para zgjedhjeve, por këtu problemit nuk është Meta, por Lulzim Basha që nuk ka këllqe, që nuk ka karakterin e një lideri”, tha Rama.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Seti me Argan
Hej yje, linja e flokëve nga @kooswalla.al është një dashuri e vërtetë...
Shop Now

Author: admin