A keni menduar ndonjëherë që shenjat e horoskopit dhe karakteristikat e tyre gjithashtu mund të luajnë një rol thelbësor në sjelljen e personave në rrjetet sociale? Këto të fundit tani janë pjesë e jetës sonë të përditshme.
Demi
Nëse ai ju bllokon në rrjetet sociale është thjesht çështje kokëfortësie.
Këmbëngulës, posesiv dhe kokëfortë, ata që kanë lindur nën shenjën e Demit janë të bindur për idetë e tyre dhe mund t’i mbrojnë ato deri në vdekje. Nëse keni një mik të Demit, tashmë e dini se një karakteristikë tjetër është sinqeriteti, prandaj ata gjithmonë ju tregojnë atë që mendojnë , madje pa qenë shumë delikatë. Nëse një dem është i bindur për idetë e tij do ta bëjë atë në të gjitha mënyrat e mundshme, duke ju bllokuar edhe në rrjetet sociale.
Gaforrja
Nëse ju bllokon në rrjetet sociale. Mbaroi!
Është shenja e parë e ujit dhe ashtu si elementi që e përfaqëson atë, është e freskët, e gjallë dhe e udhëhequr nga emocionet. Është shenja e sunduar nga Hëna dhe për këtë arsye i nënshtrohet ndryshimeve të papritura. Nëse ata e kuptojnë se janë tradhtuar ose lënduar largohen përgjithmonë madje duke ju bllokuar edhe nga rrjetet sociale!
Luani
Nëse ju bllokon në rrjetet sociale është për të mbrojtur privatësinë e tij.
Nuk është rastësi që ata kalojnë shumë kohë duke u kujdesur për veten dhe trupat e tyre për të qenë në qendër të vëmendjes në formën e tyre më të mirë. Edhe pse duken ekstrovertë ato, në të vërtetë fshehin një farë pasigurie dhe mbrojnë shumë privatësinë e tyre. Luani tenton të bllokojë në rrjetet sociale personat që e kupton se nuk mund t’i besojë më dhe ai shpesh mund të ketë një profil privat, në mënyrë që të zgjedhë kush mund të shohë jetën e tij.