Dy të moshuar kanë vendosur t’i japin fund jetës në mënyrë tragjike. Nga njoftimi i policisë mësohet se dy personat janë gjetur të vetëvarur nga familjarët këtë të martë në Belsh dhe në Librazhd. Blutë bëjnë me dije se një 73-vjeçar nga fshati Qukës Shkumbin është gjetur i vetëvarur në banesën e tij nga djali. Ky i moshuar vuante nga sëmundja e epilepsisë. I moshuari i dytë i vetëvrarë është gjetur i vetëvarur në banesën e tij në fshatin Rrenas, Belsh.
Njoftimi i policisë
“Më datë 20.07.2021, rreth orës 05:50, është gjendur nga djali i tij i vetëvarur në banesën pa shenja dhune shtetesi H.K., 73 vjeç, banues në fshatin Qukës Shkumbin, i cili vunate nga sëmundja e epilepsisë.
Më datë 20.07.2021, rreth orës 06:50, është gjendur i vetëvarur pranë banesës së tij pa shenja dhune shtetesi P.Q., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Rrenas, Belsh , i cili jetonte i vetëm