Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka dhënë një lajm të madh për popullin shqiptar.
Bëhet fjalë për aeroportin e Kukësit, ku sipas ministres, është ulur një avion, por pa prekur fare në pistë!
Kjo ka ndodhur për faktin se në pistë ende po punohet. Por, duke qenë se jemi në fushatë elektorale, ministrja nuk i ka rezistuar dot tundimit, që të shfaqë për publikun këtë aeroport, ku avionët ulen në ajër, edhe kur pista është ende e pambaruar!
“Sot jemi në aeroportin e Kukësit, vetëm një muaj nga fluturimi i parë. Punët kanë pasur një ecuri shumë të shpejtë. Sot është një ditë e veçantë pasi do të kemi një fluturim prove.
Duke nisur nga sot dhe në ditët në vijim do të ketë disa të tilla. Të qartësojmë edhe një gjë tjetër kur themi se avioni do të ulet shumë pranë pistës por nuk do të prekë tokën për shkak se në pistë ende punohet”,tha Balluku.