Pas Italisë, Belgjika bëhet skuadra e dytë që kalon në fazën tjetër, teksa mposhti Danimarkën 2-1. Një sukses që erdhi me përmbysje, danezët luajtën shumë mirë në pjesën e parë, ndërsa në të dytën belgët iu falën dyshes Hazard-De Bruyne.
Sfida ka nisur menjëherë me gol. Ishin danezët shënuan pas vetëm 99 sekondash lojë. Poulsen përfitoi nga një gabim i mbrojtjes belge dhe nuk fali. 1-0 për vendasit që në minutën e dytë të takimit.
Në minutën e 10-të, ashtu siç ishte caktuar përpara ndeshjes dhe pas fjalëve të Romelu Lukakut, topi është ndalur, lojtarët e Belgjikës e pasuan mes tyre. Stadiumi brohoriti dhe duartrokiti për Christian Eriksen, që e ndoqi direkt nga spitali këtë përballje. Në stadium kishte edhe banderola në gjuhën daneze “të presim shpejt Eriksen” dhe “shërim të shpejtë”.
Pjesa e dytë nis me ritëm për belgët, të cilët nuk vonojnë dhe gjejnë golin e barazimit. Janë dy yjet e Kësaj skuadra, De Bruyne dhe Hazard, që veprojnë mirë me njëri-tjetrin dhe ky i fundit nuk fal në minutën e 55-të.
Në minutën e 70-të ndryshojnë rolet. Është Hazard që jep asist dhe Kevin de Bruyne përmbys. Mesfushori realizoi golin e avantazhit për Djajtë e Kuq, duke finalizuar me një goditje të bukur. Danezët përpiqen në fund të paktën të shmangin humbjen, por nuk ia dalin dot.