Në këtë periudhë pandemie që higjiena duhet të jetë maksimale, në çezmat e tyre ai vjen i ndotur.
“Ujë do mbush, tek çezma e Tirrës atje lart. E bëj dy herë në ditë.
Sa na u bë rrjeti para 12 vjetësh na u prish prapë. Është prej galerie uji tek minierat i themi ne. Uji për të pirë nuk bën as për gjellë.”
“Tubacionet janë jashtë standardit. Shekulli i 21 pa ujë. Uji vjen i turbullt dhe dushet po dalin jashtë përdorimit nga balta.
Pandemia është, ujë s’ka higjiena përtokë”,-tregoi banori për “Abc News”.
Ndotjen e ujit e kanë faktuar dhe përmes analizës.
Pas kryerjes së analizave nga njësia vendore e kujdesit shëndetësor e ka nxjerrë që uji është i papijshëm pasi ka ngarkesë të lartë bakteriologjike.
Autoritet shëndetësore kanë kërkuar që të ndërpritet dhe furnizimi me ujë nga depoja e fshatit deri në marrjen e masave. Nga ky konstatim kanë kaluar 10 ditë, ndërsa ndërhyrja nuk ka filluar.
“Bashkia vjen bën ndonjë riparim sa e riparon çahet ai ka mbaruar si tubacion është jashtë standardeve. Të shohim çdo bëjnë me tubacionin e ri.”
Kryeplaku i Mëmëlishtit është I alarmuar dhe për përzierjen e ujit me metale të rënda.
“Ujin e marrim nga galeria ku ka qenë ish miniera e Guri të kuq. Në momentin që bie shi ai turbullohet hyn në të çarat e tokës dhe bashkohet me nikelin sepse hekur-nikel ka pasur aty.”
Kryeplaku i fshatit thotë se punimet për ujësjellësin e ri po zvarriten. Tenderi për këtë investim kap vlerën e 179.4 milionë lekëve me një afat kohor 1 vjeçar. Ka nisur nga 1 shtatori të vitit të shkuar dhe përfundon në 1 shtator të 2021.
“Në gusht u hodh tenderi që atëherë është bërë vetëm depoja por asgjë tjetër. Po tani nuk punohet. Thonë se është ftohte dhe do nisë riparimi në mars.”
Banorët për t’u hakmarrë kanë në dorë vetëm votën.
“Ç’të votojmë ato fytyra që kanë qenë, ata janë. S’ka ndonjë perspektivë hip në karrige, zbrit nga karrigia s’kanë bërë për asgjë në 30 vjet. S’do vetë të votoj!”
“Për kë të votosh! Qeveri e parë këtë problem, ngelëm me qeveritë, ujë drita ujë, shumë keq.”
Mëmëlishti ndodhet rreth 4 km larg Pogradecit, 800 familje e këtij fshati që kanë vite që vuajnë për një nga elementët më jetik që është uji.