Komisioni i BE-së ka paralajmëruar për vaksinat anti-Covid, të ofruara në tregun paralel ose në tregun e zi.
“Ne jemi të shqetësuar dhe po monitorojmë nga afër fenomenin me Zyrën Evropiane Kundër Mashtrimit (Olaf), aktive në fushën e vaksinave të mundshme mashtruese”,- tha zëdhënësi Eric Mamer, pas deklaratave të kryeministrit çek Andrej Babis mbi ofertën e dozave të AstraZeneca nga ndërmjetësit në vendet e Gjirit, shkruajnë mediat e huaja.
“Në tregun e zi ekziston rreziku i ofrimit të produkteve të rreme. Çfarëdo që është jashtë kanalit të BE duhet të shihet me shumë kujdes”,- thotë ai.