“Bashkë në ditë të vështira”, Italia i kthen nderin Shqipërisë duke ofruar ndihmë mjekësore

Më 28 mars të këtij viti, vendi ynë dërgoi 30 mjekë drejt shtetit Italian, pikërisht në momentin kur Italia qëndronte e gjunjëzuar përpara koronavirusit, duke humbur qindra jetë çdo ditë.

Visit Instagram Profile ➤

 

30 mjekët tanë kryen me sukses detyrën, duke marrë vëmenjen jo vetëm të mediave italiane por edhe më gjerë, sesi Shqipëria një vend aq i vogël, të ishtë ndër të parët që asistoi Italinë me forca mjekësore.

 

Mesa duket ka ardhur koha që Italia të “kthejë nderin”, nisur edhe nga situata e rëndë në të cilën ndodhët vendi ynë, pasi që prej 10 qershorit ka pasur një tendencë në rritje të numrit të të infektuarëve, dhe gjithmonë e më shumë po bëhet e vështirë përballja me virusin.

 

Italia i vjen në ndihmë Shqipërisë në këtë kohë të vështirë, pasi vetë presidenti i rajonit të Puglia-s, Michele Emiliano, deklaroi se do të ketë një angazhim në nivel rajonal në Itali, për të ndihmuar Shqipërinë, duke ofruar kështu përvojën që ky shteti ndoqi në pikun e pandemisë.

 

“Mund të njoftojmë se kemi pasur nderin e madh nga qeveria italiane, nga Departamenti i Mbrojtjes Civile dhe natyrisht edhe nga Ministri Boçia i cili koordinon këtë lloj aktiviteti në nivelin rajonal, dhe jemi ngarkuar me kryerjen e një misioni të veçantë, për të mbështetur sistemin shëndetësor shqiptar për përballimin e Covid bazuar në përvojën që kemi pasur në Itali”, tha Emiliano gjatë konfernecës.

 

Ai  ai u shpreh se ka patur edhe një telefonatë dhe me kryeministrin, Edi Rama, gjatë të cilës i shprehu mbështetje për sistemin shëndetësor.

 

“Sot do të fillojë takimi i parë me video-konferencë midis teknikëve të mi nga Departamenti i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Civile dhe homologëve shqiptarë. Disa ditë më parë pata kontakte me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, të cilit ne i ofruam ndihmën tonë. Pasi të kemi rregulluar të gjitha procedurat, task forca e Mbrojtjes Civile Kombëtare, e mishëruar nga Mbrojtja Civile Apulian, do të niset për në Shqipëri për të dhënë pikërisht kontributin tonë”, ka thënë presidenti i Puglias. “Misioni synon gjithashtu të parandalojë rreziqet epidemiologjike që vijnë nga Shqipëria, prandaj ne do të operojmë kontrolle ndërkufitare”, tha ai më tej.

Author: admin