Basha takim me një biznes të madh: Ekonomia e vendit është e falimentuar, ky është plani i PD

Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë një bashkëbisedimi me një biznes të madh në zonën e autostradës u shpreh se ekonomia e vendit është e falimentuar.

Plani i Partisë demokratike sipas Bashës synon të mbështesë bizneset, ndërsa shton se qytetarët paguan 3,2 miliard euro nga taksat e rritura.

“Nesër ju do të jeni aleatët tanë për të krijuar vendet e punës.

Sot taksa 15% është një gjobë që paguan biznesi i ndershëm. Shqipëria, një spital i madh, ekonomia e falimentuar. Plani ynë me 5 pika, parashikonte garanci sovrane për bizneset e mëdha. Nuk krahasohemi me asnjë vend të Ballkanit për paketat e ndihmës.

Plani ynë qeverisës, trajtim i problemeve afatgjata.

Krizën nuk na e solli pandemia. Shqiptarët paguan 3.2 miliard euro nga taksat e rritura.

Premtoi ulje taksash dhe mori 3.2 miliard euro më shumë nga qytetarët. Premtoi ulje taksash dhe mori 3.2 miliard euro më shumë nga qytetarët.

Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim as për qytetarët, as për sipërmarrjen. Plani ynë, angazhime konkrete, jo premtime boshe. Plani synon të ndihmojë të gjithë qytetarët”, tha Basha.

Tpz.al

Author: admin