Basha: Shqipëria s’mund të ngecë në vend, PD plane serioze për një të ardhme më të mirë. Më 25 prill Rama do të humbasë!

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se Shqipëria ka ngecur në vend numëro për shkak të kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetet sociale,  lideri demokrat thekson se ka ardhur koha për ndryshim, duke shtuar se “ata që e zhytën Shqipërinë në baltë nuk mund ta çojnë atë drejt suksesit”.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Sipas Bashës, më 25 prill Rama do të humbasë dhe vendi do të fitojë.

REAGIMI I BASHËS

Të gjithë e dinë tashmë që Shqipëria ka ngecur në vendnumëro me Ramën për 8 vjet rresht dhe kjo është arsyeja pse nuk kemi sukses në asnjë fushë – as në ekonomi, as në shëndetësi, as në turizëm, as në marrëdhëniet ndërkombëtare. Shqipëria nuk mund të ngecë në vend dhe për katër vjet të tjera me Ramën.

Ka ardhur koha për ndryshim, sepse ata që e zhytën Shqipërinë në baltë nuk mund ta çojnë atë drejt suksesit.

Ne kemi plane pune serioze që do të sjellin një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët shqiptarë. Më 25 prill Rama do të humbasë dhe Shqipëria do të fitojë! 🇦🇱✌️ tpz.al

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Seti me Argan
Hej yje, linja e flokëve nga @kooswalla.al është një dashuri e vërtetë...
Shop Now

Author: admin