Basha reagon pas takimit në Presidencë: Miqësia me SHBA, thelbësore për Shqipërinë! Synoj ta çoj në nivele të reja

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagon pas mbledhjes së Sigurisë Kombëtare në Presidencë, nën drejtimin e Presidentit Ilir Meta, ku të pranishëm ishin edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, dhe kryeministri Edi Rama.

Në një mesazh në “Twitter”, Basha shkruan se miqësia e ngushtë me SHBA është thelbësore për sigurinë dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

“Takim i shkëlqyeshëm sot me Ambasadoren Amerikane Yuri Kim gjatë takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Jam më krenar se kurrë për rolin tim për ta anëtarësuar Shqipërinë në NATO. Aleanca strategjike dhe miqësia e ngushtë midis 🇦🇱🇺🇸 është thelbësore për sigurinë dhe të ardhmen e Shqipërisë dhe unë synoj ta çoj atë në nivele të reja”, shkruan Basha.

Author: admin