Lulzim Basha pret sot në selinë blu aleatët për të firmosur marrëveshjen e koalicionit.
Surpriza e koalicionit të PD është që në listë do të jetë edhe Fryma e Re Demokratike e themeluar nga Bamir Topi.
Ish-presidenti ka qenë në koalicion me PS në zgjedhjet e shkuara.
Gjithashtu risi është edhe kreu i Ballit Kombëtar Artur Roshi që pranoi mandatin e deputetit pas djegies së mandateve nga PD dhe LSI.
I pari që do të firmosë dokumentin është Agron Duka i PAA-së në orën 12:00.
Duka do të ketë 12 përfaqësues në 12 qarqet, ku do të ketë një vend në listën e sigurte. Ndërkohë në orën 13:00 Basha do të firmosë me kreun e LZHK-së Dashamir Shehi.
Ky i fundit do të ketë tre kandidatë. Pas Shehit në selinë blu do të mbërrijnë më pas edhe Shpëtim Idrizi në orën 14:00. Mësohet se Idrizi do të ketë 11 kandidatë në të gjithë Shqipërinë.
Nga këto vetëm dy kandidatë do të jenë në listën e gjelbër.
Pas Idrizit në selinë e PD do të mbërrijë kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka. Ky i fundit do të ketë 7 përfaqësues në të gjithë Shqipërinë… Tpz.al