Lideri i opozitës Lulzim Basha mëngjesin e kësaj të mërkure e ka nisur me akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.
Basha shkruan në rrjetet sociale se gjatë këtyre tetë vite nën qeverisjen e Ramës, nuk kanë qenë gjë tjetër veçse një dështim.
Kryetari i PD thekson se Rama nuk duket të bëjë asnjë premtim, pasi nuk mund t’i mbajë.
Nisur nga kjo, ai shprehet se zgjidhja është ardhja e PD-së në pushtet në zgjedhjet e 25 prillit.
“Pas 8 vitesh dështime, Rama po flet për atë që do të bëjë. Pas 8 vitesh dështime, Rama nuk mund të zgjidhë asgjë.
Ne mundemi. Më 25 prill ne do të sjellim ndryshimin. Rama do të humbasë dhe Shqipëria do të fitojë Shqipëria”, shkruan Basha.tpz.al