Kryetari i Partisë Demokratike dhe i opozitës së bashkuar, Lulzim Basha, u ka bërë thirrje të rinjve për që qëndruar në Shqipëri, pasi ndryshimi po vjen.
Në një status në Facebook, Basha shkruan: “Ne shqiptarët jemi të suksesshëm kudo në botë. Është momenti të japim kontributin për vendin tonë”.
Këtë status, kryedemokrati e ka shoqëruar edhe me një video, ku fton shqiptarët që mos ta kërkojnë fatin e tyre jashtë vendit, pasi e ardhmja është këtu.
“Prit pak!
E di që gjendja e tanishme të bën të ikësh, ta kërkosh fatin tënd jashtë. Mos ik! E ardhmja jote është këtu. Ndryshimi po vjen! Ne do ta vlerësojmë potencialin tënd duke të të siguruar punë dhe pagë më të mirë, duke anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian.
Për këtë po punojmë tani, siç punuam që ti të lëvizësh i lirë, pa viza. Dhe rrugëtimi ynë drejt Europës do të ecë përpara me votën tënde për ndryshim”, thotë Basha në videon e publikuar.