Kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij Aurela Basha kanë zhvilluar homazhe në Pallatin e Kongreseve në nder të deputetit socialist Bashkim Fino i cili ndërroi jetë për shkak të COVID-19.
Pasi kanë përfunduar nderimin e tyre për Bashkim Finon, Basha me të shoqen nuk kanë pranuar të flasin për mediat duke respektuar zinë deri në fund.
Kreu i PD anuloi sot takimet elektorale në shenjë respekti për Bashkim Finon, duke lënë në pritje qytetarët fierakë që kishin dalë me makina në hyrje të qytetit.
Bashkim Fino u nda nga jeta mëngjesin e sotëm pas një betejë të gjatë me COVID-19.
Në nder të tij, me vendim të qeverisë, 29 Marsi është shpallur ditë zie kombëtare.