Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka mbledhur edhe këtë të diel drejtuesit politik të qarqeve.
Në takimin e përjavshëm që organizohet në selinë blu, mësohet po diskutohet mbi planin e PD-së dhe mënyrat se si duhet t’i shpjegohen qytetarëve programet e prezantuar gjatë ditëve të fundit.
Përveç planit politik dhe atij ekonomik, Basha ka prezantuar për shqiptarët edhe nga një plan për të gjitha fushat.
Gjithashtu të dërguarit politikë kanë prezantuar edhe punën e bërë nga ata gjatë kësaj kohe, takimet me qytetarët dhe problemet kryesore që kanë hasur ata.
Gjithashtu gjatë minutave në vijim pritet që të diskutohet mbi rëndësinë që kanë komunikimet ballë përballë me qytetarët, por edhe për ngritjen e shtabeve elektorale në të gjithë vendin.