Basha: Elbasani po i prin Shqipërisë me pjesëmarrjen!

Pas takimeve me qytetarë në rrugët e Tiranës, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka udhëtuar drejt Elbasanit.

Lideri demokrat ndodhet sot në Elbasan për t’i bërë thirrje qytetarëve që të votojnë.

Visit Instagram Profile ➤

Në një prononcim për mediat, Basha iu bëri thirrje qytetarëve që te votojnë masivisht.

“Ky diell do të shndrijë. Se e dua shumë. Kam qenë në Elbasan, dhe falë punës që kemi bërë, e kam më të lehtë. Shembull i qënderesës për demokraci dhe liri.”, tha ai.

Pyetjes se gazetares Klodiana Lala nese do te pranonte rezultatin e zgjedhjeve nese humbiste, Basha
tha se kishte gjetur personin e gabuar.

“Gjejeni personin e duhur për t’ja bërë këtë pyetje. Elbasani do të fitojë. Elbasani po udhëheq me pjesmarrjen. Elbasani po i prin Shqipërisë. Të gjithë masivisht në kutitë e votimit. Votoni masivisht. Kutitë e votimit deri në orën 19:00. Jam këtu për të shijuar këtë kohë të bukur. Ky është shansi juaj. Mundësia juaj.”, tha Basha.

Author: admin