Kryedemokrati Lulzim Basha, në një takim me intelektualë të qytetit të Dibrës, i bëri një tablo të përgjithshme të problematikave që ka Peshkopia në veçanti dhe i gjithë qarku në përgjithësi.
Ai tha se mbyllja e filialit universitar, ishte një akt kriminal, e premtoi se pas 25 prillit ajo do të rihapet.
Basha tha gjithashtu se do të kujdeset për të parandaluar dhe minimizuar emigracionin e të rinjve dhe do u krijojë mundësi atyre që të punësohen me rroga të mirëpaguara dhe kushte mjaft të mira në vendin e qytetin e tyre.
Fjala e Bashës:
Mbyllja e filialit të Peshkopisë ndihet. Është shkulur padrejtësisht ajo që do të ishte një vatër, e jo më kot në programin tonë kemi vendosur arsimin e lartë si një prioritet absolut. Ditët e fundit kam qenë në kontakt me institucionet evropiane dhe universitetet evropiane, që do të na ndihmojnë ta bëjmë këtë prioritet realitet.
Duke na vënë në dispozicion trajnues, që do të përgatisin jo vetëm studentët, por edhe pedagogët. Zonat e braktisura në mënyrë kriminale siç është Veriu dhe Verilindja ku emigracioni ka marrë përmasa të mëdha.
kjo është një zonë me bukuri të mëdha natyrore, me një afërsi të fortë natyrale. Kështu do ua lehtësojmë më shumë barrën familjeve, duke e ndërprerë apo zvogëluar fluksin e emigracionit dhe të sjellim investime në përputhje të tregut Evropian.
Ta trajnojmë rininë shqiptare që të punësohet në sipërmarrjet e reja që do të vijnë. Këto nuk janë premtime në erë, premtime fushate, por janë prioritete reale që do të nisin me hapjen e filialit. Janë procese që ecin paralel me njëra tjetrën.
Rikthimi i Dibrës në duart e dibranëve. Trajnimi i rinisë, rihapja e filialit i profilizuar për përgatitjen e këtyre investimeve. Padiskutim përfundimi i rrugës së Arbrit do ta bëjë Dibrën një nga qendrat më të afërta me kryeqytetin dhe do të nxisë shkëmbimin ekonomik.
Nga ana tjetër kjo do të sjellë një ndihmë të madhe për bujqësinë, pemëtarinë dibrane, produktet që janë me namë nga përbërja e tyre unike.
Por i ka munguar subvencionet, vëmendja e gjithanshme e shtetit duke përfshirë investimin e personave të specializuar, agronomëve, fermerëve, që bëjnë të mundur që dibranët të krijojnë mirëqenie dhe rikrijuar traditën e jetës me tokën.
Tetë vite premtime të pambajtura po marrin fund. Mençuria dibrane do ti prijë ndryshimit që do sot e gjithë Shqipëria, do ia mbyllë derën të keqes dhe do të bashkohet me skuadrën tonë, që përfaqësojnë vlerat më të mira të Dibrës.
Njerëz të sprovuar për trajtimin e njerëzve. Do të mundësojmë që brenda një kohe të shkurtër, kjo burgosje e aseteve të Dibrës, nga një grushti njerëzish të marrë fund. Kjo do të ecë paralel me anëtarësimin në BE.
Do të shtohen investimet, në raport me investimeve për fermerët, filialin.
Në Evropë nuk shkohet me rrogë 200 euro, vetë procesi në BE do të na mundësojë që në këto plane të kemi ekspertizë dhe investime nga BE që të bëhet më e prekshme mirëqenia për Dibrën dhe dibranët.