Drejtuesi politik i PD për qarkun e Elbasanit Gazment Bardhi ishte sot në Gjinar, ndërsa ka vizituar tregun në këtë zonë.
Bardhi shprehet se prej tetë vitesh nuk ka pasur asnjë investim. Fermerët nxjerrin aty prodhimin, po nuk shesin gjë, dhe nuk kanë marrë subvencion.
Tomorr Tahiri thotë se ka votuar dy herë me radhë PS-në, dhe u ka kërkuar edhe djemve, e tani u vjen turp para tyre. Në bisedën me drejtuesin politik, Gazment Bardhi ai shprehet se kësaj radhe është koha për ndryshim.
Qemali është në pension bashkë me gruan. Prej 8 vitesh ai thotë se rritja ka qënë vetëm 2 mijë lekë të vjetra. Ai jeton falë ndihmës së djemve që i ka në emigracion. Edhe pse e premtuan, qeveritarët nuk bënë as rrugën deri në fshat, as nuk sollën ujin.
Aleks Ziu merret me bujqësi, ndërsa i biri në ndërtim kur i jepet mundësia. Donte të rregullonte avllinë, por policia kishte kërkuar para.
Gazment Bardhi u shpreh në takimet me banorët se duhet reflektuar e vendosur standard, se kush nuk mban premtimet dhe gënjen për pushtet, nuk duhet votuar.
“Shteti i këtyre ky është. Vret në mes të Elbsanit nuk i gjen gjë, tenton me ndërtu çatinë apo avllinë këtu, të vijnë 20 policë nëse nuk ke paguar rryshfetin”.
Drejtuesi politik tha se: “Ka edhe arrogancën dhe ta thotë në sy ai. Më jepni votën se këto 4 vite do të punoj për ju. Pra e pranon se 8 vite ka punuar për veten e vet”.