Mirënjohje!
Të dashura dhe të respektuara familje të Qarkut të Durrësit,
Të dashur të reja e të rinj të LSI, anëtarë dhe simpatizantë të saj,
Nga zemra ju falenderoj për mbështetjen e dhënë për programin tonë politik, për skuadrën tonë politike, përfaqësuese tuajën me siglat e “LSI’ për në Parlamentin e Shqipërisë 2021-2025.
Portat tuaja të hapura për NE në këtë muaj elektoral, sërish më detyrojnë që tju garantoj se NE do të jemi fituesit e 25 prillit. Duke filluar me 26 Prillin, së bashku, do të punojmë fort që Shqipëria:
të fuqizojë familjen shqiptare po aq sa edhe funksionalizmin e shtetit demokratik;
të fuqizojë e përshpejtojë hapat për anëtarësimin në BE duke plotësuar kushtet e vënë në kohë rekord po aq sa dhe do të rrisë mirëqënien e çdo vatre shqiptare që cdo shqiptar të ndjehet në dinjitet e prosperitet të tij;
të progresojë me vrullin dhe ëndrrën e rinisë shqiptare proeuropianiste po aq sa me pjekurinë e kurajon e profesionistëve të çdo fushe për çdo objektiv premtim tonin;
të nisë ndryshimin e madh të shumëpritur për një Shqipëri ku korrupsioni dhe krimi i organizuar, kapja e shtetit dhe e degradimit të parametrave të demokracisë t’i largohen shqetësimeve tona të përditshme por edhe raporteve të ndërkombëtare për vendin;
të jetësojë realisht dhe me fuqi largimin nga politikat e ndasive, urrejtjeve dhe metodave të përndjekjes e persekutimit nga më të urryerat mes njëri tjetrit nga sekti klan në qeverisjen e tanishme.
Drejt 25 Prillit ne duhet të shkojmë të gjithë me përgjegjësinë për të marrë pjesë në votime të lira dhe të ndershme po aq sa skuadra jonë politike ju siguron që është në mbrojtje të këtyre standardeve zgjedhore duke përdorur forcën e ligjit dhe përdorimin e institucioneve përgjegjëse për to.
NE nuk do të lejojmë dhe do të dënojmë ashpërsisht dhunuesit, prekësit dhe blerësit e votës dhe kjo do të jetë detyra jonë e përmbushur qysh në ditën e parë të fitores në datën 26 Prill.
Ju bëj thirrje partive politike në Qarkun e Durrësit që të qëndrojmë të gjithë së bashku dhe të denoncojmë çdo përpjekje të krimit të organizuar për të prekur standardet e Zgjedhjeve tona. Shqipëria, Durrësi ka humbur kohë dhe shanse me të gjitha rastet kur partitë politike dhe qeverisjet e tyre vendore dhe qendrore kanë bërë pakt me këto forca të errëta kundër shtetbërjes dhe demokracisë. Kjo politikë kriminale ka bërë që ne të jemi vend rekord për nivelin e emigracionit nga moshat e reja por jo vetëm pikërisht se krimi i lidhur me politikën i ka vrarë shpresën rinisë se nesër do të jetë më mirë por edhe se financat e kriminalizuara nuk japin mundësi për punësim të ndershëm e afatgjatë për të rejat e të rinjtë.
Këtë luftë dhe fitoren e saj ja kemi detyrim fëmijëve tanë dhe brezave që do të vijnë.
Vota juaj për NE është vota për politika kundër shpopullimit të mëtejshëm në vend.
Rrofte Shqiperia dhe shqiptarët,
Respekt për ju qytetarë të Qarkut të Durrësit,
Vota juaj për NE ju siguroj që është vota që do ta bëjë realisht Shqipërinë, shtëpinë tonë të madhe ku jeton në shëndet e në mirëqënie mendore, ku prosperon çdo anëtar i saj, fëmi, i ri, i rritur apo moshë e tretë qoftë.
Rrofte rinia e Qarkut Durrës, për ju LSI mbetet garancia e së ardhmes në këtë tokë të bekuar ku në 3D ka qytetarinë, zotësinë, krijueshmërinë, inovacionin, shpirtin e madh por edhe papjtueshmërinë me të keqen dhe forcat regresiste të shtetbërjes dhe demokracisë.
Voto Nr 6!
25 Prilli është DITA e bashkëpërgjegjësisë sonë për një Shqipërie shumë larg të sotmes.
Le ta kryejmë me sukses të gjithë bashkë ‘këtë detyrë.
Bahri Shaqiri
Kandidat per deputet i Qarkut të Durrësit për LSI.