Babai i Klodian Rashës flet pasi Nevaldo Haderaj i kërkoi falje: Tragjedi të tilla asnjë familje të mos i përjetojë

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Teksa ditën e sotme gjykohet çështja e ish-policit të forcave “Shqiponja”, Nevaldo Hajdaraj i cili vrau me armën e shërbimit 25-vjeçarin Klodian Rasha, babai i këtij të fundit ka shkuar pranë gjykatës për të dëgjuar nga afër seancën paraprake.

“Kam kërkuar që ditën e parë drejtësi. Sot erdha të dëgjojë dhe të shikoj në sy ballë për ballë se çdo të thotë drejtësia.” ka thënë Qazim Rasha.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

“Mendoj që tragjedi të tilla asnjë familje të mos i përjetojë. Asnjë zemre nënë të mos plagoset, asnjë zemër vajze dhe djali të mos vritet në një mënyrë makabre si puna e djalit tim”, tha ai.

Klodjan Rasha u vra 8 dhjetorin e vitit të kaluar nga efektivi i forcave “Shqiponja”, Nevaldo Hajdaraj.

Ndërsa sot në gjykatën e Tiranës u zhvillua seanca paraprake për këtë çështje. Vendimi për të do të merret nga treshja e gjyqtarëve që do të marrë çështjen, pasi sot zhvillohet seanca paraprake. Mësohet po ashtu se Nevaldo ka kërkuar gjykim të shkurtuar dhe i ka kërkuar po ashtu, falje babait të Klodianit gjatë seancës.

Author: admin