Është bërë një nga lajmet kryesore jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë fushata e artistëve shqiptarë ndaj kompanisë ‘Apple’ për vendosjen e Kosovës si shtet në hartat e tyre. Shumë artistët të njohur shqiptar përfshirë edhe Dua Lipën dhe Rita Orën, kanë përdorur rrjetet e tyre sociale që të shtyjnë kompaninë ‘Apple’ të përmisojnë gabimin. Dhe kjo iniciativë e tyre ka lënë të magjepsur edhe këngëtaren Ava Max, e cila me anë të një postimi të bërë në Instagram, tregon admirimin e saj ndaj bashkatdhetarëve. Ajo në shkrimin e ndarë thotë “Duartrokitje për të gjitha artistet e forta shqiptare të cilat po bëjnë më të mirën e tyre në këtë kauzë. Krenare me prejardhjen time, dhe të gjitha femrat e pavarura, pasiononte dhe të forta që po e përfaqësojnë atë”.