Makina është gjetur duke u djegur vetëm disa kilometra nga vendi ku u vra Shkëlzen Kastrati, pikërisht tek vendi ku do ndërtohet spitali i madh.
Burime nga policia konfirmojnë se automjeti tip “Range Rover” me targa greke që është gjetur duke u djegur në mbikalimin e Baltëzës në Fier është automjeti i autorëve të vrasjes. Kjo, në bazë të dëshmive se pas vrasjes autorët janë larguar me një mjet “Range Rove”.