Zbardhet ekspertiza e aksidentit tragjik që ndodhi një javë më parë në aksin Fier-Vlorë, ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi. Makina tip “Audi”, që përplasi automjetin tip “Toyota” ku ndodheshin 4 anëtarët e familjes Gushi, po lëvizte me shpejtësi 160 km/orë, 50 km më shumë se sa shpejtësia e lejuar, pasi në atë aks, maksimumi i shpejtësisë është 110 km/orë.
Kjo një ngjarje e rëndë e ndodhur më 25 qershor në aksin Fier-Vlorë, ku humbën jetën tragjikisht dy prindërit Eduart Gushi, 44 vjeç, dhe Silvana Gushi, 33 vjeç, gjithashtu dhe dy vajzat e tyre të mitura, përkatësisht Eva Gushi, 9 vjeçe, Anastasia Gushi, ndërs i plagosur mbeti edhe drejtuesi i “Audi”, Igli Madani.
Kujtojmë se familja Gushi prej kohësh jetonin në Greqi dhe ishin drejtuar drejt shqipërisë për të kaluar pushimet verore, por fatkeqësisht ata u shuan si familje, pasi u goditën nga makina e të riut Igli Madani.
Më pas ky i fundit u la në burg pa afat nga gjykata më 27 qershor, ndërsa akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, dhe rrezikon dënim nga pesë deri në 20 vite burg.