ATENTAT shqiptarit në mes të Athinës, dy autorët ikin me taksi, por harrojnë armën në makinë

Një shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk dihet, është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Athinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 në sheshin Attiki.

Shqiptari i plagosur tani ndodhet nën kujdesin e mjekëve në një spital në kryeqytetin grek. Ai ka një plagë me armë zjarri teksa ende nuk dihet konkretisht gjendja e tij shëndetësore. Burime për mediat fqinje bëjnë me dije se ai u qëllua duke ecur me makinë.

Menjëherë pas ngjarjes, dy emigrantët që kryen atentatin hipën në një taksi dhe nën kërcënimin e armës e detyruan shoferin t’i çonte në stacionin e Larisas, por harruan armën brenda në makinë.

Policia po përpiqet të marrë një deklaratë nga shoferi i taksisë, i cili për momentin nuk është në gjendje të shpjegojë saktësisht se çfarë ka ndodhur si pasojë e kërcënimit. Arma e harruar nga atentatorët mendohet të shënrbejë në identifikimin e tyre dhe zbardhjen e ngjarjes.

image-1-4-640x360.jpg

image-2-3-640x360.jpg

image-3-3-640x360.jpg

Author: admin