Ka reaguar së fundmi nga burgu gjeorgjiani i cili u arrestua pasi u akuzua si autor i vrasjes së 20-vjeçares Caroline.
Mirëpo ai ka lëshuar disa akuza të forta ndaj policisë greke. Ai ka treguar se është rrahur keq dhe se ka qenë i lidhur në një karrige për 4 ditë.
“Unë kam qenë i lidhur në një karrige për katër ditë. Jam rrahur shumë keq nga policia, më merreshin mendtë dhe kur njëri prej tyre ishte i lodhur, vazhdonte tjetri. Ata nuk më pyetën për asgjë, thjesht më thanë të rrëfeja se e vrava unë vajzën. Unë nuk e dija për cilën vajzë po flisnin, ndërkohë ‘Ata më bërtisnin ‘Ti e vrave atë’”, u ankua gjeorgjiani, duke folur për kanalin televiziv shtetëror të Gjeorgjisë (Imedi TV). Më tej, gjeorgjiani ka vijuar se “Pastaj mësova se ajo u vra nga burri i saj dhe se unë u akuzova për vjedhje. Unë nuk kam asnjë lidhje me ndonjë vjedhje. Unë kisha vetëm letra të rreme”.