Dhjetë vjet pasi vrau shtetasin Edvin Vogli, policia e Shkodrës ka arrestuar ish-efektivin e FNSH, Ylli Caka, i cili është dënuar nga Gjykata me 11 vite burg në mungesë.
Ish-efektivi i FNSH në Tiranë, ishte shpallur në kërkim, që nga koha kur ndodhi krimi në 11 dhjetor 2010.
NGJARJA
Vrasja ka ndodhur në vitin 2010, ku pas një konflikti ku u përfshinë disa persona për token ish-efektivi Ceka vrau me armën e shërbimit shtetasin Edvin Vogli.
Mesditën e 11 dhjetorit 2010 në banesën e shtetasit Petrit Dajti, ka ardhur dhëndëri i tij shtetasi Julian Pushaj së bashku me shokun e tij të quajtur Edvin Vogli, ku ky i fundit do të merrte me qira njërin nga apartamentet, pronë e pronarit të tokës shtetasit Petrit Dajti. Pas njëfarë kohë aty kanë ardhur dhe dy kushërinjtë e Petrit Dajtit, shtetasit Altin Guzja dhe Gentian Kola.
Të gjithë së bashku kanë zbritur në bodrumin e pallatit për të ngritur levat e bokseve të energjisë elektrike dhe meqënëse energjia elektrike nuk ka ardhur personat e sipërpërmendur janë ngjitur përsëri lart për të hapur me forcë derën e apartamentit.
Në këtë moment janë dëgjuar zhurma dhe sharje të cilat vinin nga poshtë pallatit dhe më pas ka filluar një përleshje me vellëzërit Lulëzim e Bashkim Ceka ku fillimisht janë sharë dhe fyer dhe më pas janë goditur me njëri-tjetrin, ku Julian Pushaj ka qëlluar me lopatë njërin prej vëllezërve Ceka dhe në këtë moment ka ardhur shtetasi Ylli Ceka i cili është përfshirë në konflikt dhe ka qëlluar me një armë ku si pasojë është goditur shtetasi Edvin Vogli në kokë, duke gjetur vdekjen