Arrestohet i riu në Vlorë, kapet në flagrancë me fara kanabisi

Vlorë

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin E. R., 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi në lagjen “24 Maji”, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi farash të dyshuar kanabisi.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

Author: admin