Një konflikt për vend parkimi ka përfunduar në plagosjen e nënë e bir, mbrëmjen e sotme, në lagjen nr.12, në Durrës.
Është arrestuar autori kryesor i plagosjes, Erges Juba, i cili ka shkrepur edhe armën, që përfundoi me plagosjen e 23-vjeçarit Flamur Çerma, së bashku me nënën e tij.
Mësohet se në vendngjarje ka qenë Erges dhe Zyber Juba, vëllezër mes tyre dhe fillimisht janë konfliktuar me sende të forta, e më pas kanë nxjerrë armën dhe kanë qëlluar.
Fatmirësisht të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia është duke vijuar hetimet në për ngjarjen. tpz al