Arrestohen katër persona në Tiranë, ja për çfarë akuzohen

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Sipas policisë të arrestuarit akuzohen për vjedhje, për dhunë dhe për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Njoftimi i policisë:

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit G. D., 34 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Gjithashtu ky shtetas me datë 11.02.2021, ka tentuar të vjedhë në një market.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. S., 22 vjeç, pasi në rrugën “Vangjush Furxhi”, me vetëgjyqësi për shkak të një borxhi, është konfliktuar fizikisht me shtetasin D.D.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Seti me Argan
Hej yje, linja e flokëve nga @kooswalla.al është një dashuri e vërtetë...
Shop Now

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. D., 28 vjeç,pasi në rrugën “Aleksandër Moisiu”, nga kontrolli i ushtruar në ambientet e brendshme të lokalit me qera të marrë nga ky shtetas janë gjetur në një tavolinë pokeri disa fisha plastike me ngjyra te ndryshme dhe letra bixhozi dhe dyshohet se janë përdorur për ushtrimin e paligjshme të lojrave të fatit.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. H., 33 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit është përfshirë në një aksident me dy mjete të tjera, dhe për pasojë është dëmtuar pasagjeri në mjetin e tij shtetasi E. P, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.tpz.al

Author: admin