
Gjyqtarja Enkeleda Hoxha, avokati Aldo Tabaku dhe kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Ela Mallkuçi janë arrestuar mëngjesin e sotëm pas një urdhëri të lëshuar nga SPAK.
Lajmi është bërë i ditur nga burime policore.
Deri më tani mësohet se janë shoqëruar mbi 10 persona.
Operacioni është në vazhdim e sipër, ndërsa nuk ka shumë informacione në lidhje me të.