Arjan Curri, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka komentuar ndarjen nga jeta të ish kryeministrit Bashkim Fino.
Curri tha se qeveria ka bërë një strategji të gabuar për vaksinimin e popullsisë ndaj koronavirusit, duke mos vaksinuar fillimisht personat në kategoritë e riskut, me sëmundje të rënda bashkëshoqëruese, siç ishte edhe rasti i Finos.
“Zoti Fino ka vuajtur nga sëmundje të rënda. Ka një përparësi se si vaksinohen njerëzit. U jepet përparësi atyre që janë më të riskuar, pacientët që vuajnë nga sëmundje të rënda.
Kemi patur edhe raste të tjera, zonja Mira Meksi që bëntë thirrje për t’u vaksinuar sepse ndryshe nuk mund të udhëtonte drejt Francës, për të marrë trajtim.
Kam pyetur sot për zotin Fino, dhe nuk dinte njeri që ai të ishte vaksinuar. Mendoj që nëse do të ishte bërë një strategji tjetër, për të vaksinuar persona më risk të lartë, ekziston një mundësi, sado e vogël që zotin Fino të mos e mundte koronavirusi.
Nëse ekziston një mundësi për ta riparë këtë strategji, sepse nuk ishte e saktë dhe shkencore, por u luajt me personalitetet, moshat apo kategori të tjera, por u harruar kjo kategori e zotit Fino“, deklaroi Curri.