Kompania amerikane Apple në 3-mujorin e fundit të vitit 2020 arriti të rriste me 22% shitjet e telefonave inteligjentë, duke arritur në majë të tregut botëror. Kjo rritje e shitjeve të Apple u ndihmua dhe nga sanksionet e vendosura nga SHBA për kompaninë kineze Huawei.
Shitjet më të mëdha të Apple ishin në Kinë, pasi kishte shumë kërkesa për modelin iPhone 12 duke qenë se ishte i pari telefon inteligjent që mundësonte rrjetin 5G. Shitjet arritën 90.1 milion telefona, një rekord që nuk ishte arritur kurrë më parë në matjet që bëhen në një periudhë 3-mujore.
Në tre muajt e fundit të vitit të shkuar Apple arriti të kishte 23.4% të të gjithë tregut global. Fitimet e kompanisë nga shitjet arritën deri në 100 milionë dollarë.
Shitjet u rritën më shumë në Kinën, Hong Kong dhe Tajvan, por edhe në të gjithë Azinë. Kjo ka ndikuar shumë tek konkurrentët e Apple, pasi Huawei ka pësuar rënie të shitjeve.
Ndërkohë që rritje ka shënuar dhe Samsung. Firma koreano-jugore shtoi shitjet e saj me 6.2% në krahasim me një fit më parë dhe zotëron deri në 19.1% të tregut.
Huawei pësoi dhimbjen më të madhe, pasi dërgesat e saj ranë në një shifër rekord prej 42.4% në 32.3 milionë euro humbje. Nga ana tjetër Xiaomi është sot kompania e tretë e shitjeve të telefonave, pasi rriti shitjet me 32%.