Ankesat e banorëve në Korçë, LSI: Populli duron, por më 25 prill do ta godasë rëndë kryeministrin

Ish-deputeti i LSI, Endrit Braimllari gjatë një takimi me qytetarë në Korçë dëgjoi shqetësimet e tyre. Sipas tij, qytetarët nuk marrin shërbime dhe përballen me arrogancën e instuticioneve të Rilindjes.

Ai u shpreh se kjo politikë duhet të marrë fund dhe se më 25 prill kryeminstri do marrë ndëshkim popullor.

Banoret e Korçës: “Isha në spital, shtrova motrën, të cilën ma nxorën të sëmurë me tumor në kokë. Ikëm që në orën 10 të paradites dhe kemi ardhur në orën 12 të natës në shtëpi. Nuk përgjigjeshin doktorët. Për të mos folur pastaj për gjendjen katastrofike të Spitalit të Korçës. Ngaqë nuk kishte vend në spitale, serumet ia bënin në karrocë. Pse gënjejnë kur thonë se Korça ka spitalin më të mirë?

Le të vijnë ta shohin vetë se si është gjendja. Po ashtu edhe me doktorët nuk flitet dot, të injorojnë. Folëm me një nga doktorët e spitalit, ndërkohë që motra rënkonte ‘O zot, o zot’, ai u përgjigj dhe tha: Zot nuk ka. Zot këtu jam unë! Si mund ti përgjigjeshe atij doktori? Në ç ‘mënyrë? Nga ora 3 e pasdites dhe deri në 12 të natës, atëherë kemi mbaruar punë. Nuk e keni idenë se çfarë korrupsioni është në Spitalin e Korçës. Le të vijë të shikojë se në çfarë gjendjeje është dhe të mos gënjejë kur thotë që është spitali i mirë në Korçë”.

 

 

Endrit Braimllari: “Ju keni shumë të drejtë, kjo është gjendja reale e Korçës. Kryeministri vjen dhe mashtron qytetarët në Korçë, vjen dhe bën propagandë me projekte imagjinare. Ka tetë vite që mashtron. E quan arritje kryeministri që ka vënë një tank me oksigjen në Spitalin e Korçës, ndërkohë që Spitali i Korçës është në realitetin që thatë ju. Ndërkohë të rinjtë dhe të rejat po largohen dhe po braktisin vendin. Pra, arsye pse ai vjen në Korçë ka të bëjë me propagandën dhe show-n. Realiteti në Korçë nuk është sikurse është gjendja në një apo dy bulevardet e Korçës ku drejtuesit e Rilindjes në këtë qytet, apo oligarkët që Edi Rama i mbështet kanë ndërtuar bizneset e tyre. Realiteti është ndryshe, siç jeni ju në varfëri ekstreme, që shteti nuk ju përgjigjet. Ndaj, ky është një mesazh i qartë që më 25 prill të japim goditjen e merituar që të marrë fund njëherë e përgjithmonë kjo politikë e papërgjegjshme, arrogante dhe mashtruese, e një njeriu i cili tallet me hallet e qytetarëve të Korçës. Populli duron por më 25 prill do ta godasë rëndë, sepse lotët e tua janë mesazh shumë i qartë për çdo qytetar që do të marrë pjesë masivisht për të goditur këtë fatkeqësi kombëtare”.

Author: admin