Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka deklaruar se Gjermania nuk do të ndjekë shembullin e Francës, e cila i bëri të detyrueshme vaksinimet kundër Covid-19.
“Ne nuk do të ndjekim të njëjtën qasje si Franca,” tha Merkel. Gjermania përshpejtoi fushatën e vaksinimit gjatë verës, pasi nisjes me ritme të ngadalta që prej fillimit të vitit. Deri sot janë vaksinuar plotësisht 42.6% e të rriturve, ndërsa 58.5% kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.
Wolfram Henn, një specialist i gjenetikës në Universitetin e Saarland dhe një anëtar i Këshillit gjerman të Etikës, i cili këshillon qeverinë për strategjinë e vaksinimit, bëri thirrje që vaksinimi të bëhet i detyrueshëm për mësuesit.
Por Merkel tha se besimi i popullit nuk fitohet duke ndjekur një rrugë të tillë.
Gjermania ka regjistruar 3,744,267 raste dhe 91,774 viktima që nga fillimi i pandemisë