Andi Bushati për shefin e Pfizer: Flet me superlativa për Ramën sepse e ka klient

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Shefi i kompanisë ‘Pfizer’, Albert Bourla, vizitoi sot Shqipërinë.

Ai foli me fjalë pozitive për Edi Ramën, ku tha se është i impresionuar prej tij dhe se ky i fundit po implementon një strategji për vaksinimin. Mirëpo analisti Andi Bushati është skeptik në lidhje me këtë.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Në emisionin “Shock” në Euro News Albania Andi Bushati tha se raporti midis Edi Ramës dhe Albert Bourla-s është blerës-shitës dhe një shitës i trajton gjithmonë mirë klientët e vet.

“Drejtori i Pfizer që ka ardhur këtu, e ka klient qeverinë e Ramës. Rama vendos se sa doza do të marrë nga ai dhe padyshim që do të flasë me superlativa”, u shpreh Andi Bushati.

Analisti tha se në Shqipëri nuk merremi me fakte, por me propagandë dhe deklamime.

“Ne merremi me deklamime, nuk merremi me fakte. Në një vend ku fshehën numrat e vdekjeve nga COVID-19, nuk ka transparencë se sa ndihmë ekonomike u dha nga pandemia, edhe vaksinimi do të shitet si një histori suksesi”, tha analisti.

Ndërsa, për analistin Baton Haxhiu raporti qeveria Rama me shefin e Pfizer nuk është thjesht klent-shitës, pasi kemi të bëjmë me një industri vaksinash e cila ka shpëtuar shumë jetë.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Seti me Argan
Hej yje, linja e flokëve nga @kooswalla.al është një dashuri e vërtetë...
Shop Now

“Nuk kemi të bëjmë me shitje dhe blerje, por me një institucion që ka shpëtuar miliona jetë”, tha Baton Haxhiu.

Author: admin