Pentagoni po modelon një mini stacion hapësinor, i cili do të përdoret për kërkime, zhvillime, trajnime dhe misione operacionale.
Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka lidhur një kontratë me Sierra Nevada Corporation që lejon firmën aero-hapësinre të transformojë mjetin transportues Shooting Star në një pikë orbitale.
Shooting Star është një mjet i zhvilluar fillimisht për misionin e NASA-s në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.
Firma dhe Pentagoni kanë planifikuar ta arrijnë projektin e tyre brenda 2021, kur dhe anija kozmike do të niset në ISS.
Ekspertët kanë ngritur shqetësime se ky bashkëpunim mund të sjellë ‘ushtarë të Starship’ në të ardhmen.