Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka shpërndarë një video të këngëtares Ermira Babaliu.
Ajo ka treguar historinë sesi ishte njohur me të, ndërsa shfaqej duke e përqafuar. Ndërsa ka këngëtarja i ka dedikuar vargjet: Harroje, harroje ti dashurinë tonë…
“Si nisi…si ka përfunduar! Ermira Babaliu dhe unë u takuam për herë të parë teksa ndërronim aeroplanët në Frankurt, në shkurt të vitit të shkuar. Kaluan shumë mirë dhe i premtuam njëra-tjetrës që të takoheshim në Pogradec. Karantina na e ndaloi që të takoheshim, por pas më shumë se një viti ia ku jemi në Pogradec, duke mbajtur premtimin. Në disa orë, Mira do të këndojë “Kali i Bardhë” dhe hite të tjera, e unë do të jem aty për të duartrokitur. Por fillimisht, Mira më tha një performancë të shkurtër pranë liqenit…,”-shkruan ambasadorja Kim.