Ambasada amerikane në Tiranë i është përgjigjur Prokurorisë në lidhje me kandidatin në zgjedhjet e 25 prillit, Tom Doshi, që është njëherësh kryetar i Partisë Social Demokrate.
Prokuroria i kërkoi ambasadës së SHBA informacion për Doshin, pas nisjes së hetimit të thelluar për kandidatin në zgjedhje, për dyshime se preket nga ligji i Dekriminalizimit.
Ndërkohë, mësohet se Prokuroria është shprehur se “Për Doshin presim përgjigje edhe nga Interpol”. Tom Doshi garon në Tiranë dhe në Shkodër në siglën e PSD.
Kujtojmë se DASH e ka futuar në “listën e zezë” Doshin, ndërsa ambasadorja Yuri Kim është treguar e ashpër në deklaratat ndaj tij, duke kërkuar që të mos kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.